Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç pas bisedimeve në Bruksel me liderët kryesorë të Bashkimit Europian është shprehur se është dakord për çdo gjë tjetër përveç njohjes “de facto” dhe “de jure” të Kosovës.
“Jemi të gatshëm të përmbushim gjithçka që lidhet me marrëveshjet e arritura për Kosovën, përveç njohjes ‘de facto’ dhe ‘de jure’”, tha ai sot në TV Prva.
Vuçiç shtoi se nuk mund ta pranojnë pavarësinë e Kosovës si dhe tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po përdor “truke të ndryshme” në këtë drejtim.
“Kurti nuk dëshiron të flasë për Asociacionin”, tha Vuçiç, duke shtuar se disa politikanë nga Gjermania dhe Britania e Madhe e mbështesin kryeministrin e Kosovës, por sipas tij, edhe qarqe serioze politike nga Gjermania tani kërkojnë formimin intensiv të Asociacionit.