Gëzhoja, njolla gjaku dhe hekurat që do të rrethohej prona në tokë. Kjo është panorama në vendin e ngjarjes ku dje pasdite ndodhi përleshja mes banorëve të fshatit Shetaj dhe grupit të ish-deputetit Mark Frroku, që pretendon se në emër të kishës Françeskane po rrethonte një pronë tek Kepi i Rodonit në Durrës.
Njollat e gjakut në vendin e ngjarjes
Dy palët pretendojnë pronësinë. Është e qartë se ka mbivendosje. Por kush ka të drejtë? Konflikti është i mbartur. Tashmë ndoshta organet e drejtësisë do ta marrin më seriozisht për ta sqaruar njëherë e mirë se kush ka bërë falsifikim.
Ish-deputeti së bashku me tre persona të tjerë janë arrestuar, shoferi i tij që dyshohet se qëlloi në ajër me armë është në kërkim dhe një tjetër po hetohet në gjendje të lirë. Ndërkohë që nga krahu i banorëve të zonës janë katër të arrestuarit.
E PLOTË/ Si nisi sherri për pronën tek Kepi i Rodonit, qëlloi shoferi i Mark Frrokut