-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita bllokon foltoren, ndërhyn Garda

Kryesoret

Debate, sharje, ofendime dhe përplasje fizike. Kështu ka nisur seanca e parlamentit pasditen e sotme. Që në nisje të seancës, deputetët e opozitës shkuan drejt foltores për ta bllokuar. Ndërhyri Garda. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u kërkoi që të “qytetëroheshin” dhe të uleshin për të diskutuar.

Opozita refuzoi. Lindita Nikolla u dha fjalën socialistëve. I pari e mori deputeti Vullnet Sinaj nga vendi që nisi të fliste. Por Flamur Noka i shkoi pranë dhe i kërkoi që të ndalonte. Pas tij, ishte deputeti Bledion Nallbati që i tërhoqi mikrofonin dhe e shtyu. Kaq mjaftoi që situata të agravonte dhe shtyrje dhe përplasje. Seanca u ndërpre.

Nallbati shtyn Sinajn! Përplasje fizike mes deputetëve në Kuvend (VIDEO)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit