Mediat në Prishtinë zbardhën detaje të reja nga vrasja dje në Vushtrri. Dy persona të tjerë janë plagosur. Policia thotë se e ka gjetur pa shenja jete të riun që ndërroi jetë.
“Trupi i pajetë i viktimës F. Z. 27 vjeçar është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore” deklaroi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Njëri nga të plagosurit i cili po trajtohet në mjekim intensiv është në gjendje të rëndë ka konfirmuar Drejtori i Emergjencës, Naser Syla.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se deri më tani janë arrestuar pesë persona lidhur me këtë rast. Dy nga pesë të arrestuarit janë të moshës 24 vjeç.
Më tej policia deklaroi se “në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë AK 47 dhe po ashtu edhe një veturë e cila është përdorur në rast”.
Plumba dhe britma! Ky është vendi ku ndodhi vrasja në mes të rrugës