Studentët e mjekësisë vijojnë protestën edhe sot në javën e pestë që nga nisja e vitit të ri akademik.
Mësohet se po ditën e sotme ata do të priten në takim nga rektori Arben Gjata. Studentët kërkojnë mbështetje publike nga Gjata, kërkojnë mos u paraqitet asnjë kontratë derisa Gjykata Kushtetuese të japë vendimin final dhe pedagogët të mos ushtrojnë presion.
Kjo kategori e studentëve proteston kundër ligjit të miratuar së fundmi që i detyron ata që punojnë deri në 5 vite në Shqipëri dhe të pajisen me diplomën ose të paguajnë tarifën vjetore 2500 euro.