-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Motive xhelozie! Shqiptari në Itali vret gruan, lë pas 4 fëmijë

Kryesoret

Shqiptarja Etleva Bodi, 31-vjeçe, ka ndërruar jetë në Itali mbrëmjen e djeshme pasi qëndroi në koma për 48 orë nga dhuna barbare e të shoqit Selami Bodi, 41-vjeç i cili tentoi ta mbyste.

Etleva dhe bashkëshorti i saj kanë pasur një debat të dhunshëm gjatë natës të së premtes për arsye xhelozie, raportojnë mediat e huaja.

Gruaja ndodhej në dhomën e saj dhe po fliste në telefon, i shoqi e kishte dëgjuar duke folur, hapi derën dhe i vuri duart në fyt duke u përpjekur ta mbyste, shkruajnë mediat nga vendi fqinj.

Më pas, kur kuptoi se 31-vjeçarja nuk merrte më frymë, ai vetë bëri thirrje për ndihmë. Katër fëmijët e çiftit, të moshës nga 5 deri në 11-vjeç, po flinin në dhomat e tyre.

Pas mbi një orë përpjekje, punonjësit e shëndetësisë që kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje kanë arritur ta shpëtonin gruan, por gjendja e saj ishte kritike, por pasi u transferua në spital, zemra e saj pushoi së rrahuri pas 48 orësh.

Bashkëshorti i viktimës, pa precedentë penal, u arrestua i akuzuar për vrasje të rëndë për shkaqe të parëndësishme.

EMRAT/ Mbyti gruan nga xhelozia, la 4 fëmijë jetimë, kush është shqiptari në Itali?

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit