Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë së hënës ka pritur në Prishtinë, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Kurti shkroi në Facebook se njoftoi Von der Leyenin me zhvillimet e fundit në vend, takimin e 26 tetorit me liderët evropianë dhe me qëndrimin e Kosovës në raport me propozimin e BE-së dhe ShBA-së për zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjes Bazike.
Në lidhje me sulmin të 24 shtatorit, Kurti theksoi rëndësinë dhe nevojën e ekstradimit të Milan Raojçiç në Kosovë ku do të ballafaqohej me një gjykim të drejtë për veprat e tij.
Në takim u fol edhe për Planin për Zhvillim të BE-së për Ballkanin Perëndimor, përfitimet e mundshme nga ai, si dhe për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe përparësitë e tij për rajonin, përkatësisht Ballkanin Perëndimor.