Marseille-Lyon ishte një nga sfidat më të rëndësishme të kësaj jave në Ligue 1, por një ngjarje e rendë bëri që kjo sfidë të anulohej.
Tifozët ultras të Marseille goditën me gurë autobusin e Lyon çka solli dëmtimin e rëndë të Fabio Grosso-s, trajnerit të Lyon.
Ish-kampioni i botës pësoi një të çarë poshtë syrit të majtë, ndërsa mjekët e dërguan menjëherë brenda stadiumit për ta kuruar.
12 qepje i shkaktoi Grosos goditja e tifozëve ndërsa pamjet e tij me fytyrën e gjakosur po bëjnë xhiron në rrjet:
“Neveri dhe trup,” shkruan L’Equipe në faqen e parë.
Në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar nëntë persona, njoftojnë autoritet franceze.