-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Gjekmarkaj: Dyert e ferrit ishin hapur, erdhi dita e gjykimit, Nikos i ra të fikët

Kryesoret

Parathënia e ditës!

Daci i Bernard Banushit pas tre ditësh lëngatë në spitalin e zonjës Edhit ngordhi. Një lëngatë në vend të keq pas shumë hazdisjesh i kushtoi jetën. I zoti, i perzhitur dhimbjeje priste ngushellime nën një portret të punuar hijshem të maçokut  emri i të cilit paskësh qënë Terminator si Arrnold Shvarceneger.

Aty morëm vesh që i ndjeri paskësh leruar qamet arat e sevdasë dukë lënë peng edhe jetën e tij mes mjaullimash shpirtëkeputese. Bernardi i ngashëryer rrëfeu se i kishte mbërritur kerrthi si peshqesh nga Holanda dhe ikja e tij merrte me vete kujtimin e fundit nga ish Kryetari i ngratë Lul.

Mes kësaj dalldie mora rrugën  drejt një ziafeti kulturor kushtuar “Një histori personale e Europes” të Timothy Garton Ash dhe vetë autorit. Aty gjeta edhe Ditmarin tashmë një kritik letrar i stërholluar. Më pas erdhi Mazniku i cili kapi një libër me dorë dhe menjëherë i filluan teshtima e të kruara, u skuq e desh u mbyt. Ditmari e këshilloi dil jashtë se këto ambiente japin alergji .

Ne  vetëm një libër kemi e di ti?!  Ashtu po bëj tha dhe iku.  Më pas gjerbëm një kafe me ish ministrin i cili njihet për dashamirësitë e tij ndaj çdo kujt e çdo gjëje. Ai me foli gjere e gjatë për planet e reja të oponencës  politike me Nikon dhe Damon brenda në Kongresin e së shtunës.  Mbi të gjitha u kujdes të pyeste për Tezen si e vetmja që përtej rrethanave e ruante të pathyer miqësinë me të.

Ditmari desh të dinte në e mori veten nga gremisja e fundit si Rako Ferra. I llamburiten sytë kur të gezuarin lajm i dhashë që ajo ja hodhi. Me percolli deri të atomobili  po nuk shkeputej. I dukej si makinë e Babos që nuk pat hypur qemoti. Po deshe ta bëj një xhiro me timen i thashë, madje bjeri dhe borisë po kjo  s’të çon asgjëkundi.

Pasditja  e luftes!

Qielli i Politikes ishte plot re. Babo qortoi për matematikë të dobët atë që 10-ten e bëri 11-të. Ai  dha leje me dorë në zemër që deputetet plëngprishës  të Opozitës të kthehen në Kuvend por zymtësia si qefin pllakoste ngado. Luan Baçi që në oborr vikaste “Perendi a ndjeve tradhtaret na lanë pa atdhe”! Dhurata Çupi këndonte “jem Ilira, jem Teuta jemi rritur neper luftra”

Dyert e banjove ishin mbyllur.  Duhej ta mbanim. Ato anësoret po e po.  Gardistet na thanë do hyni drejt e në katua si gjë e gjallë e me mend në kokë na porositen.

Jorida dhe Etilda  si dy murgesha i luteshin Zotit që më e keqja mos të ndodhte po kur Gaz Bardhi lideri në perspektive ja behu kuptuan që Hyu nuk po i dëgjonte. Marazin ndanë përgjysmë. Jorida nuk qau. Etilda nuk buzeqeshi. Ah kohë jallanë njëzëri leshuan tinguj.

Kryezevendes Lideri Muli  çarmatoste  deputetet  një nga një duke ju marrë kartat. Bujari i Lushnjës u tha nuk u behet kjo nacionalisteve të ndershëm. Florenc Spaho thirri mos u afroni se do shtie. Muli tha nuk me tremb deka po jeta ime i duhet revolucionit.

Dyert e ferrit ishin hapur pash me pash.  Sapo nisi furia Niko u zbeh dhe i ra të fiket. Margeriti ndonëse në shënjester të Ines  që me kopsa të xhaketes e gjuante e  shkundte  nikoqirin po ai as jepte as merrte.

Dita e gjykimit erdhi tha Toni me sytë kah tavani, kaq e patem. Ulsiu dontë  të zbriste në shesh të betejes kur Bledion Nallbati me fuqi titanike smbrapsi nja 30 deputetë socialistë dhe njërit i tregoi pëllëmbën  por lotët e Gertes e penguan. Mos se do vritesh i tha do na mungosh, do qajmë.

Ulsiu u thye  si njeriu pa zgjidhje dhe qendroi në vend me tëmthat që po i dilnin.  Elisa i tha nuk të vjen më ky rast për të rënë theror , malësori u mbyt nga lotët si narcizi në pasqyrën e vet teksa pak ujë piu ajo.

Igli me Albanen e mjekësisë bënin pyetje retorike , po ne ç’patem që erdhëm ketu, mire ishim. Tao  i prerë në fytyrë dhe Bela solemne ishin bërë një për të thënë të fundit fjalë “rroftë Babo , rroftë Shqipëria edhe pa ne”. Shalsi kishte vëne një tigan mbi koke që të mbrohej. Nasipi me Xhemalin nga një kusi.

Eni Xake i tha Çyrbes fshihu pas meje se nuk të prek kush me dorë sa të jem unë gjallë. Laerti nderdyzej e pyeste Pllumin  a ti mbledh lotet e frikes ?! Ai i tha jooo partizanet nuk kanë frikë  ne jemi partizanë e keta reaksionarë.

Majko , Mimi di Puccinit i tha  si nuk vdiqa në luften e Kosovës ta mbyllja me madhështi, ndersa  ketu nga shalqinjet kokes të Saimir Korreshit  a geshtenjat e Lefteriut po me vjen fundi ! Eh vllai ja ktheu ajo po unë që kam tre net që ëndrrat me prishin gjumin, zgjohem sikur në fyt kam duart e Vokshit. Me ndjek zalia nga pas.

Dash Sula kërcënonte me shamitë e xhepit do jua bëj litarin more dordomuzë.  Salianji dukej si frat që i spërkaste me ujë të bekuar duke hyr në mes që luftes paqja vëndin ti zinte.  Nderkohe padër Salianji u tha po bëjmë shaka , Opozita e vërtete është Luli  atë ka frikë Babo, ja të shihni shtatë nga të tijet do përjashtoje Klotilda neser. Bled Çuci , bismilah bismilah dhe rrotullonte një palë tespie.

Ed Paloka u shfaq mbi një llozhë për t’u caktuar gjithsecilit me drejtësi vendet në histori si posedues i saj ndersa Kryezevendes Lideri si kalores vraponte udheve të saj. Kosta i Gramozit dhe Lindites ju hakerrye Jones kjo botë u prish prapësi a dreq vetëm Babo e ndreq.

Në sytë e saj Kostaqi u zmadhua me dhjetë herë por gezimi nuk zgjhati shumë kur pa Genc Gjonçajn maskuar me gjethe hardhie duke u larguar me vrap nga kauza. Dolem ënde më kokat mbi supe por të enjten kushedi  a do i kemi!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit