Tre shqiptarë kanë vdekur në një kantier ndërtimi në Gjermani. Ngjarja e rëndë ndodhi në Hamburg. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga policia gjermane.
Sipas policisë, tre nga pesë viktimat e aksidentit të rëndë industrial në Hafencity të Hamburgut janë shqiptarë dhe jo bullgarë, sikur u raportuan në fillim.
Dy viktimat e tjera ende nuk janë identifikuar. Policia kundërshtoi informacionin e autoritetit të zhvillimit urban, i cili njoftoi të hënën se ata ishin bullgarë.