-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: SPAK-u rrëshqiti me Berishën

Kryesoret

Ilir Meta është në krah të aleatit të tij të vjetër, Sali Berisha, i cili po përballet me drejtësinë për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Kryetari i Partisë së Lirisë u shpreh sot se SPAK-u dhe gjykata kanë rrëshqitur me dy akuzat kundër Sali Berishës. Pas kësaj çështje, tha se qëndron vetë Edi Rama.

Sa i takon qëndrimeve ndaj zotit Berisha, nga ana e prokurorëve të SPAK-ut, apo përfaqësues të gjykatave. Dëshiroj që të shpreh keqardhjen për këtë rrëshqitje, që nuk është e papritur të së ashtuquajturës drejtësi e re, që anashkalon parlamentin, Kushtetutën dhe Konventës së të drejtave të njeriut.

Kjo është një aktakuzë e bërë nga Edi Rama në Kongresin e PS-së dhe e diktuar prej tij. Edi Rama bëri ndërrimin e destinacionit të klubit Partizani nga sportiv në ndërtime për banim, por emri i tij nuk del atje. Mund të dalë funksioni, por jo emri. Ai ka garantuar paprekshmërinë e tij dhe përpiqet që të përdorë prokurorë të caktuar, gjyqtar të caktuar, e dinë të gjithë që ka kontrolluar vettingun, që të godasë opozitën e vërtetë” tha ai.

I pyetur nëse ai apo zyrtarë të Partisë së Lirisë janë thirrur në SPAK, deklaroi se janë të hapur pa asnjë hezitim. “Më pyetët përsa i takon personave të caktuar nga PL që mund të jenë thirrur nga SPAK. Në kemi qenë dhe jemi të hapur për cdo hetim. Ne habitemi, sesi shumë çështje që deputetë, funksionarë të PL-së apo drejtues i kanë depozituar në SPAK, që dëshmojnë korrupsion të faktuar nuk preken, pavarësisht se për këtë kanë firmosur deputetë. Pse? Sepse nuk duan t’i prishet rehati kryeministrit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit