-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Masakra pyjore e zonave të mbrojtura në Shqipëri…

Kryesoret

Në Parkun Kombëtar Lurë-Mali i Dejës, një nga zonat më të bukura alpine, dora e njeriut ka bërë kërdinë, edhe pse nga viti 2016 ekziston një moratorium, që në teori pengon çdo aktivitet industrial, tregtar apo prodhues.

Prej më shumë se 20 vitesh, Lazam Kaci nga fshati Borie-Lurë në verilindje të vendit, nuk e ul për asnjë çast vigjilencën. 83-vjeçari, shtëpia dhe stani i të cilit gjenden poshtë pyjeve mahnitëse të Lurës, i ka mbrojtur me forcë dhe diplomaci drurët e lartë dhe me shumë vlerë, që i ka falur natyra.

Nga të gjithë në zonë ai njihet si “heroi i heshtur i pyjeve”. Lura, shpallur Park Kombëtar që prej vitit 1966, është sot një ndër zonat më të shpyllëzuara në Shqipëri. Kudo syri të sheh cungje pemësh. Përveç pyllit të mbrojtur nga Lazami.

“Që në fillim, kur vijoi kjo situatë, unë isha kundër. Isha kundra, edhe për interesat e mia, sepse po të priteshin pyjet do të na mbulonin ortekët, por isha kundër edhe për interesat publike, edhe për interesat e vetë natyrës së Lurës që ishte vend i bukur, ishte i preferuar, ishte i njohur.

Por këtu s’ka pyetur kush për seleksionim, veç: Bjeri! Bjeri kësaj pasurie që e ke në dorë. Gjithçka për pasuri është shkatërruar. Është shkatërruar gjithçka që të pasurohet një grup. Në daç quaji oligarkë, në daç quaji mbështetësit e pushtetarëve. U linin dorë të lirë”.

Me krenarinë që nuk e fsheh dot, thotë që pyllin e ka mbrojtur me forcë, bashkë me djemtë e tij. Por paralelisht, që kur nisi masakra mjedisore, në vitin ’97, ai nuk ka reshtur së dërguari kërkesa tek kryeministrat, presidentët, dhe ministrat e Mjedisit të kohës./DW

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit