Një banesë në fshatin Dragushë të Lezhës është përfshirë nga flakët paraditen e sotme.
Zjarri është konstatuar menjëherë nga familjarët që ndodheshin brenda saj dhe kanë ndërhyrë vetë duke e vënë situatën nën kontroll.
Si pasojë e këtij zjarri nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikësit të cilët bënë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit, ndërsa po hetohet për shkaqet e tij.