Ditën e sotme ishte parashikuar të kishte reshje shiu. Por akoma nuk ka rënë shi në qytetin tuaj? Mësohet sipas parashikimit të meteologëve se vendi do të përfshihet nga reshje të dendura shiu gjatë orëve në vijim.
Shiu do të fillojë në zonën e Shkodrës dhe Lezhës dhe më pas do të shtrihen thuajse në të gjithë territorin e vendit gjatë natës.
Në orët e mbrëmjes vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu lokalisht mesatare në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të vendit.
Dita e nesërme do të jetë e kthjellët kryesisht, ndërsa të enjten do të kemi sërish shtim të reve dhe reshje të lehta.
HARTA LIVE