Partia Socialiste që ka shumicën në Komisionin e Etikës së Kuvendit ka vendosur që të përjashtojë nga punimet në parlament gjashtë deputetë të PD-së nga shtatë që kërkuan 12 deputetët e PS-së. I vetmi që shpëtoi ishte Lefter Gështenja. Pesë deputetë, me në krye Gazment Bardhin, Bledion Nallbatin, Nokën, Palokën dhe Vokshin u përjashtuan me 10 ditë. Sajmir Korreshi u përjashtua vetëm tre ditë.
Marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve të PD-së;
- Gazmend Bardhi-10 ditë përjashtim
- Bledion Nallbati-10 ditë përjashtim
- Flamur Noka-10 ditë përjashtim
- Edi Paloka-10 ditë përjashtim
- Albana Vokshi-10 ditë përjashtim
- Saimir Korreshi-3 ditë përjashtim
- Lefter Geshtenja-nuk përjashtohet
Masat për përjashtimet u morën me argumentin se ditën e djeshme në seancën plenare bllokuan zhvillimin normal, ndërsa deputeti Bledion Nallbati tentoi që të qëllonte me grusht socialistin Vullnet Sinaj. Opozita ka deklaruar se nuk do i njohë këto vendime dhe ditën e enjte do të jetë në parlament.