Shiu i rrëmbyeshëm dhe shtrëngata kanë pushtuar mbrëmjen e sotme qytetin e Shkodrës duke mbushur fushën e stadiumit “Loro Boriçi” me ujë.
Në këtë stadium do të luhej ndeshja mes kombëtares së femrave të Shqipërisë dhe Irlandës.
Pas nisjes së shiut ndeshja është pezulluar dhe po presin për rinisjen e ndeshjes dhe për të zhvilluar pjesën e dytë të përballjes.