-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Minatori përlotet para politkanëve në Kosovë: Lërini inatet, na jepni zgjidhje

Kryesoret

Teksa kanë hyrë në ditën e tetë të grevës, po ashtu tetë përfaqësues të ndërmarrjes së minatorëve të Trepçës janë takuar sot me anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në Kosovë.

E njëri nga minatorët në këtë takim, nuk mund t’i mbante lotët, kur foli para komisionit për gjendjen e rëndë të grevistëve.

Ai kërkoi nga përfaqësuesit e partive politike t’i lënë inatet mes tyre, kur është fjala për minatorët.

Ai kishte një lutje për institucionet e Kosovës, që të bëhet zgjidhje sa më shpejtë sepse në rrezik është jeta e minatorëve.

“Bënë një  grup të gjitha partitë, leni inatet mes vete. Për çështjen e minatorëve leni inatet ejani sa më shpejtë, se minutat janë në pyetje jo orët. Hajdeni me ne, kena me shku drejtë këtu t’i shohim minatorët. Analizoni ju jeni me të mençur, analizoui kërkesat  e minatorëve, a janë politike apo çfarë janë.

Mos u merrni me neve me çështje politike, por bëni zgjidhje  ju dhe qeveria. Bëne grupin sa më shpejtë shkoni zgjidhni çështjen. Situata është shumë e rëndë, mund të ndodh dhe diçka tjetër. Atëherë kush e merr përgjegjësinë.

Atëherë kur shkon jeta e minatorëve, çka na duhet. Bëhuni së bashku mos e zgjatni shumë muhabetin. I njohim të gjithë partitë, minatorët dhe ne kemi dhënë vota. Qeveria ka përgjegjësi.

Lene politiken dhe sa më shpejtë ejani shpëtoni minatorët, plotësoni kushtet e tyre. Ejani sa më shpejtë me neve, t’i nxjerrim minatorët nga miniera dhe t’i plotësojmë kërkesat,” tha minatori.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit