Lajmi i mbrëmjes së djeshme se Arbana Osmani mund të mos prezantojë ‘Big Brother Vip 3’ bëri shumë bujë.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar së fundmi me lezet vetë moderatorja.
Ajo ka publikuar një foto duke pirë kafe në ambientet e Top Channel, si një mënyrë për të hedhur poshtë zërat që qarkullojnë.
Na mbetet të presim akoma për të parë nëse do të jetë apo jo Arbana ajo që do të moderojë “BBVA3”.