-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Garda pritë tek shkallët! Mete raporton për buxhetin, deputetët e PD-së nuk tërhiqen

Kryesoret

Tensioni vazhdon. Opozita nuk tërhiqet nga skenari i bllokimit të jetës parlamentare. Në Konferencën e Kryetarëve ku po raporton ministri i Financave, Ervin Mete për buxhetin e vitit 2024 janë të pranishëm vetëm dy deputetë të opozitës, Agron Gjekmarkaj dhe Zheni Gjergji, të tjerët me Gazment Bardhin në krye nuk janë lejuar.

“Kjo nuk është një seancë normale, opozita nuk po respektohet, por po dhunohet” tha Agron Gjekmarkaj, por Lindita Nikolla nuk mori në konsideratë shqetësimet e tij për opozitën.

Punonjës të Gardës formuan një kordon tek shkallët duke mos lejuar opozitën që të hyjë në sallën e mbledhjes. Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ishte parashikuar të zhvillohej paradite në orën 10:00, por nuk u lejua nga deputetë të opozitës, të cilët penguan mbledhjen.

Konferenca e Kryetarëve u shty për në orën 13:00, kur dhe nisi pa prezencën e deputetëve të opozitës, të cilët u pengua të marrin pjesë. Ligjvënësit demokratë qëndronin gjatë gjithë kohës në shkallët e Kryesisë së Kuvendit.

Dera hapet me forcë! Deputetët e PD-së përplasje me Gardën, Nikolla i lë jashtë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit