Mëngjesin e së mërkurës, Gjykata Speciale ka bastisur edhe shtëpinë e Ismail Sylës, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Të martën është bastisur shtëpia e ish-këshilltarit tjetër të ish-presidentit, Hashim Thaçi, Artan Behrami.
Një ditë më parë, saktësisht pas bastisjeve të kryera te dy ish-këshilltarë tjerë të Thaçit, Behrami reagoi ashpër ndaj kësaj Gjykate.
Të hënën u bastisën shtëpitë e Blerim Shalës dhe Bashkim Smakajt, ish-këshilltarë të Thaçit.