Luiz Ejlli ka qenë padyshim fenomeni i këtij viti duke bërë që emri i tij të lakohet kudo edhe në biseda ku ai nuk është i pranishëm.
Së fundmi në “Top Albania Radio”, tek njëri nga emisionet një telefonues ka përmendur pikërisht Luizin, duke u shprehur ndër të tjera:
“Burri nuk duhet të ketë shoqe si Luizi-Efin”.
Këtë deklaratë, faqja zyrtare e radios e ka postuar veçmas në Instagram, gjë të cilën ndjekësit e kanë “dënuar”.
Një pjesë e madhe e tyre kanë shprehur revoltën ndaj këtij postimi, pasi sipas tyre, po e përmendin Luizin vetëm për “dy klikime dy lekëshe“.
“Luizi qe vazhdon dhe mban çdo emision tuajin që nga 24 dhjetori. E shqyet për ca klikime 2 lekëshe,” shkroi dikush.
“E bëtë baltë fare, çfarë titulli! Po lëreni tjetrin të marrë frymë e mbi të gjitha jepni vëmendjen që meriton si artist e jo me këto tituj skandaloz,“ shkroi një tjetër.
View this post on Instagram