Deputetët e grupit të Lulzim Bashës nuk morën pjesë sot në kaosin dhe rrëmujën në parlament. Të hënën dënuan dhunën e nisur nga kolegët e tyre opozitarë dhe sot nuk morën pjesë.
“Zoti Basha vazhdon që të zbatojë porositë e Ramës. Sa i përket lobingut, ne si parti bëjmë auditin, dhe rezulton që asnjë qindarkë, veç një shume 20-30 mijë dollarë nuk kanë hyrë dhe nuk kanë nga arka e partisë.
Por peng Basha, zoti peng, ia mbylli dosjen Rama dhe tani po e shfrytëzon” tha Berisha. Në seancë përveç debateve dhe ofendimeve nuk munguan edhe batutat mes deputetëve. “Lejoni komisionet hetimore” ishte kërkesa e tyre.
“Po ç’lesh komisionesh hetimore…” ishte replika e Fatmir Xhafajt. Bledi Çuçi kishte një ankesë. “Të gjithë do rrimë në këmbë, edhe Gjekmarkaj duhet të çohet në këmbë”. Në fund pasi hodhi tymuesen, Salianji shkon pranë Berishës, i cili i jep një facoletë për të fshirë duart.