-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Garda kundër Berishës: Asnjë nuk ka qenë me armë në Parlament

Kryesoret

Garda e Republikës mohoi akuzat e Sali Berishës dhe deputetëve të tjerë opozitarë se punonjësit që ishin sot në Parlament, kanë qenë të armatosur. Garda sqaron se asnjë prej punonjësve të saj nuk ka qenë i armatosur.

“Lidhur me pretendimin e disa deputetëve të opozitës, se punonjës të Gardës në seancën parlamentare kanë qenë me armë në sallë, Garda e Republikës sqaron se: Ky pretendim është tërësisht i pa vërtetë.

Asnjë prej punonjësve të Gardës së Republikës, siç parashikon baza ligjore në fuqi, nuk ka qenë i pajisur me armë zjarri brenda sallës ku zhvillohen punimet. Garda e Republikës mbetet e vendosur të ushtrojë gjithë përgjegjësitë dhe detyrat e ngarkuara, në funksion të garantimit të ligjit”, thuhet në reagimin e Gardës.

Berisha akuzoi se gardisti që i mori flakadanin deputetit Ervin Salianji, por edhe të tjerë, kanë qenë të armatosur brenda Parlamentit.

Berisha: Garda ishte me armë! Çfarë do SKAP-i brenda në Parlament?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit