Një 52-vjeçar ka njoftuar policinë se kur është kthyer në banesën e tij në fshatin Mërqi, pasi ka qenë me bagëti, ka gjetur në banesë dy persona, që dyshon se kishin hyrë për të vjedhur.
Në momentin që hajdutët kanë parë të zotin e shtëpisë kanë tentuar të largohen teksa dhe e kanë goditur me grusht 52-vjeçarit, e në fakt nuk kanë mundur të vjedhin asgjë.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.