“Kjo është milici fashiste. Të hysh nëpër sallat e komisioneve dhe të merresh me deputetin që ke përballë, jo me argument, por me duar, ky është fashizëm.
Një grusht deputetësh të shndërruar në njerëz të dhunshëm, fizikisht, jo mendërisht, këtu jemi në nivelin e milicisë fashiste”.
Kështu e cilësoi deputeti Erion Braçe bllokimin e Parlamentit nga deputetët e opozitës duke grumbulluar karriget në foltore. Braçe u irritua edhe me gazetarët duke shkëmbyer replika.
“Kush je ti njëherë që më tregon mua kush është normale dhe çfarë nuk është. Ti mund ta hash me kripë”-ishte përgjigja e socialistit kur u pyet se përse u shfaq me bakllava dje pasdite nga një lokal në Tiranë pasi opozita bllokoi komisionin e Ekonomisë.