Ditën e sotme një nga godinat e bashkisë Elbasan është grabitur nga 3 adoleshentë.
Policia deklaron se 19-vjeçari D. B., 18-vjeçari D. S., dhe një 17 vjeçar të cilët banojnë në Elbasan, dyshohet se kanë vjedhur në zyrat e një godine të bashkisë Elbasan, sende dhe dokumente të ndryshme.
Menjëherë pas identifikimit të autorëve janë sekuestruar dokumentet dhe ndaj tyre ka nisur hetimi në gjendje të lirë.