Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka njoftuar se janë pezulluar nga detyra dy efektivët e policisë, të cilët hetuan rastin e 26-vjeçares në Vlorë që u droga dhe u përdhunua nga disa persona disa ditë më parë.
Përveç pezullimit nga detyra, dy policëve N/Komisar Ervis Cipa dhe Ornela Hajrulla me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve ne Komisariatin e Policise Vlorë, u është ndaluar dalja jashtë vendit.
“…Agjensia e Mbikqyrjes Policore dhe Prokuroria e Jursdiksionit të Përgjithshëm Vlorë kanë hetuar veprimet e policisë së shtetit në këtë rast, duke çuar në vendimin e sotëm të Gjykatës Vlorë për pezullim nga detyra dhe ndalim dalje jashtë vendit të dy punonjësve të Drejtorisë së Policisë.
Vonesa në kryerjen e veprimeve të plota hetimore që në momentin e parë është e pafalshme dhe më rëndë akoma bashkëpunim me dhunuesit,” tha Balla në reagimin e tij.