-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Gjekmarkaj: Padër Salianji! Kronikë e temjanit dhe lutjes

Kryesoret

Kronikë e temjanit dhe lutjes. 

Pader Salianji!

Pader Salianji pat diten e tij dje. Ai mbajti meshën e qëndresës dhe të adhurimit ndaj demokracisë në sallën e Kuvendit. Nga predikatorja shpërndau temjan, atë lëndë të ngurtësuar që kur ndizet lëshon aromë e tym të cilat e bëjnë djallin terbiet, të ikë nga sytë këmbet. Ik djall, ik djall, ik djall përsëriste ai me zë igumenik ritualin teksa kori i vashave psherëtinte alelulja, aleluja, aleluja.

Ndërsa lutja kryhej, disa deputetë socialistë u bënë të padukshëm. Karriget që ishin mbledhur aty ai po i purifikonte e libronte nga vesi që pesha e kohës mbi to kishte shkarkuar prej të ndënjurave të pushtetit.

Mirëpo të mazhorancës paten një keqkuptim të madh. Ata menduan që seanca e cila kishte për qëllim paqen, kthjellimin e përgjithshem, esnafllekun e shpirtrave do duhej të ishte moment konflikti e përplasjesh.

Atyre Salianji që po ju fliste me gjuhën e Perëndisë si Savanarola mëkatarëve fiorentin u shfaqej si vetë dreqi që në turrën e druve duhej përcëlluar. Ndaj gardistë të shumtë herë pas here tentonin ti nduknin zhgunin e murrmë, ti hiqnin nga dora librin e shënjtë, kupën e kelkut, lisharsin e argjendtë të temjanit.

Pastaj ay nga interpretues i doktrines fap doli si mbrojtes i saj mori një karrike e hodhi mbi banakun e Qeverisë aq sa tempulli u drodh si gjethe fiku nga puhiza.

Keqkuptimi

Xhemali pasi shkembeu me Taon dy shikime të nxehta i dha trup e shpirt keqkuptimit. U turr si një dem i tërbuar për të rimarrë karrigen e vet. Por nuk i kishte bërë llogaritë mirë.

Mondi si mbreti Leonidha i termopilasve ja ndali hovin me trupin e tij gati për sakrificë. Xhema kërkoi tjeter shteg po aty gjet Xhele Mziun si Elez i Isufit të cilit po i thoshte “dua karrigen time, dua karrigen time” po ai ja ktheu “mos e thuj dy herë atë fjalë se baj të kjaj e zeza nanë”.

Nën shembullin e Tonit që veproi me mend si debatikas edhe ai kapi një karrige nga të Opozites dhe iku me vrap tek vendi i tij. Nasipi si njeri që ka parë botë me sy buzëqeshte i dashur dhe i mbushte mendjen vetes ‘nuk bëjmë kështu per karrige ne’. Petrua leshontë nama sapo hyri, bashkë me Bujarin e Lushnjes “ju shoftë kanceri ju shoftë”. Ismeti i gëzohej punës së re, mbledhjes së djersve të përpjekjeve.

Antoneta me një forcë fizike të admirueshme si druvari që bën copash pyllin për pak sa nuk ja doli të çante barrikadën dhe të merrte të vetën. Po aty doli Elda Hoti si Gavroshi dhe nuk la asnjë hapesirë. Florenc Spahu citonte Kuranin “dashuria e tepruar ndaj kësaj botë është rrënja e gjitha të keqiave”.

Majkos, Mimi di Puçinit dhe Etildës jua ruajta deri vonë ndënjësen, duke u lutur amani more amani, po të mitë më panë vënger dhe u detyrova të tërhiqem. Luan Baçi pasi dështoi të më ngarkontë në shpinë nja dy karrige, si kameraman dasmash filmonte gjithçka dhe nuk desha të mbetem si tradhtar në shirit.

Pandi erdhi dhe u ul mes meje dhe Jorides si burrë në moshë që është. U merzita ca se atë vend e ruajtem për Etilden.

Fatmir Xhafa u nis me yrysh dhe po me kaq shpejtësi u kthye me duar në xhepa. Qëkur e ka thirrur Babo duket më luftarak.

Braçja nuk erdhi fare kur e mori vesh gjithësa. “Të ma bëni me hile, tha, kur të gjithë të ngrihen në këmbë unë të dukem më i shkurtër”. Antoneta i tha “eja, të ngre unë hopa”. Po ai “jo, jo nuk dua”. Blerina thërriste me zë të mprehtë po fjalë e saj ende shumë larg veshit të Babos mbetet.

Klotilda e trazuar nga gojëligu Gazmend për do punë azhbrj-e fërkonte duart së bashku me Ermon e cila në vend të zemrës ka një mullar tek vaj për gijotinen e komisionit të Etikes kërkonin. Vetëm Tezja qeshte kur tymi i temjanit doli ngjyrë mavi. Kur puna u bë keq Lefko Gështënja u tha “shpirtin mund të ma merrni po karriget e kesaj ane kurrë”. Dash Sula u perlot. Cane Dogjani këndonte këngën e Hajredin Pashës.

Kollçaku fliste rrotull ‘mirë t’u bëhet” nuk deshet gjeneral në drejtim po axhaminj.

Elisa dukej më e nurshmja ndër gra dhe më trimja ndër burra ndersa Niko nikoqiri më i ëmbli ndër burra dhe më trimi ndër gra. Megjithëse natën i kishte dalë në ënderr Vangjua, miki i tij i vjetër nga Durrësi që i thoshte si “më harrove evlat, sillmë një paketë cigare së paku”. Margariti rrinte drejt dhe qerpikun si heshtë për ta ngulur në plëncin e ndonjërit kishte ngritur. Ogi mendonte pse nuk reflektuan keta qafirë mbi idetë e Kostës dhe Gramozit për opozitën që duam e kallej në dilema moskuptimi. Tao i zymtë se vartësve të tij u kishte kaluar miu nën hundë dhe i hidhte valle në pëllëmbë.

Beteja

Të gjitha iluzionet kanë një fund. Shyqyr që erdhi Jorida me ngjyrat e saj dhe ma zbuti disi shkrumbim e athet të betejës. Kqyri rreth e rrotull nëse Lideri në perspektivë Gazi është aty?! Një “eh” nostalgjie lëshoi dhe u ngurtësua kur mesoi që tek Elizeu sëbashku me Albanën dhe Kryezëvendës Liderin e të tjerë luftetarë të lirisë po bëjnë plane për mesymje. Kujdesi i Ines për Doktorin e madhëngjeu.

Tritani mu afrua e me të drejtë rashë dakort se “ne të dy jemi katolikë, tha, ndaj na shkon solidariterti po jo lufta, po na hoqën një pëllëmbë duhet të kthejmë dhe faqen tjetër”. Hallall jua bëj dackat po mos më raftë per hise qerpiku i Margaritit ofshana. Dashtë Zoti e ndeshet Ina me të.

Babo kur pa që të vetët po tulaten ju çoi haber të vetësakrifikoheshin.Të ngriheshin në këmbë me kartonët në duar si kallashnikollë në mbrojtje të njerëzve dhe buzëqeshi me vete sa mirë i dukeshin pa karrika ata qerratenj që ja hëngrën shpirtin. Nuk është habi që tani e tutje ti lërë në këmbë si zymbylë.

Linditës i lipsej një pikë ujë, shikonte ku është Kosta i saj me Gencin e të tjerë, po ata askund nuk dukeshin e ashtu me etje e vrap numeronte ligjet që aman hatri i Zotit votoheshin mes zjarrit të luftës.

Në shtepi mes rendjes e panikut shkuam natyrisht pas bekimt të Salianjit “Zoti qoftë me ju”, ku ne ja kthyem “edhe në shpirtin tënd” fati na ndihi se lexuam atë birinxhi fjalim që një nga shoqata e byrekut nuk ja doli dot ta lexontë dot në sallë. Lezet të madh emocional na shkaktoi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit