-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pitbulli i fqinjit i këputi veshin të moshuarit në Durrës

Kryesoret

 

Pas ngjarjes së djeshme ku një qen i racës Pitbull sulmoi dhe i këputi veshin një të moshuari në lagjen 13 në Durrës, ku dhe ai banon, ditën e sotme është identifikuar dhe vendosur në pranga pronari i tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 ku qeni ka dalë nga rrethimi i banesës së Armand Lalës dhe ka sulmuar e kafshuar fqinjin e tij, 84 vjeçarin Halil Basha.

Aktualisht i moshuari ndodhet në spital dhe po merr mjekim pasi si pasojw e kafshimit ka plagë të rënda në trup dhe kokë ku i ka këputur edhe veshin.

Policia ka vënë në pranga pronarin e qenit, qytetarin Armand Lala, dhe e ka shoqëruar atë për veprën penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”.

I arrestuari është shprehur se ka qenë në punë momentin që ka ndodhur ngjarja dhe i vjen keq për atë çfarë i ka ndodhur fqinjit të tij.

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit