-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Celibashi: Vendosni tani për votën e Diasporës, kostoja 2 milionë Euro

Kryesoret

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i kërkoi Kuvendit dhe partive politike që të veprojë me shpejtësi nëse duan që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-tës të votojë diaspora. Ai tha se kuvendi duhet të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kuvendi duhet të vendosë tani për votën e emigrantëve. Partitë dhe Kuvendi duhet të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi dhe Partitë politike duhet të vendosin tani në lidhje me votën e diasporës.

Jemi në dijeni të faktit të Gjykata Kushtetuese ka prodhuar një realitet të tillë që udhëzon Kuvendin në lidhje me këtë çështje. Nëse ky urdhërim i Gjykatës Kushtetuese nuk do të përmbushet, nuk hezitoj ta them që për zgjedhjet 2025 votuesit e diasporës nuk do të mund të votojnë atje ku kanë vendbanimin” tha Celibashi.

Por sa kushton vota e diasporës?

Celibashi tha se një kosto paraprake që ka arritur të nxjerrë KQZ është 2.1 milionë Euro. “Nëse kuadri ligjor për mundësinë e votimit nga jashtë do të mundësohet vetëm atëherë do të kemi mundësi ta përgatisim. Nëse vonohet më shumë se gjashtëmujori i vitit që vjen, edhe pse gjykata Kushtetuese ka vendosur si afat janarin e vitit 2024. Ne kemi bërë një parashikim që shkon tek 2.1 milionë Euro votimi nga jashtë.

Pa llogaritur koston për votimin me postë. Kostoja e votimit postar varet nga vendi, ku banojnë votuesit, por infrastruktura themelore për këtë proces shkon 2.1 milionë euro” tha ai. I pyetur sa kushton votimi elektronik në të gjithë vendin për zgjedhjet e ardhshme, Celibashi tha se shkon në “37 milionë Euro në të gjithë territorin e vendit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit