Sekretariati i Etikës në kuvend përjashtoi tre deputetë të PD-së që dje shkaktuan kaos duke pamundësuar zhvillimin normal të seancës që zgjati vetëm pak minuta.
Ervin Salianji, i cili u shfaq në foltore me dy tymuese, njërën prej të cilave ia mori një gardist, ndërsa deputeti e ndoqi nga pas duke i hedhur një karrige, por që nuk e preku, Edmond Spaho dhe Petrit Doda u përjashtuan me nga 10 ditë.
Që në nisje të seancës së djeshme deputetët e PD-së morën të gjitha karriget duke i grumbulluar në foltore. Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të ketë jetë parlamentare normale nëse nuk plotësohen tre kushte; ngritja e komisioneve parlamentare, shqyrtimi i nismave të opozitës dhe pranimi i bashkë-kryetarit në reformën zgjedhore.