-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Turqia tërheq ambasadorin nga Izraeli, Erdogan: Netanyahun e kam fshirë!

Kryesoret

Ministria e Jashtme turke njoftoi sot tërheqjen e ambasadorit në Tel Aviv duke vazhduar atmosferën e tensionuar në marrëdhëniet me Izraelin pas luftës me Hamasin.

Turqia është e gatshme të veprojë si një vend garantues për Gazën, tha ndër të tjera presidenti turk duke folur për gazetarët pas kthimit të tij nga Kazakistani.

Ai paralajmëroi se Turqia do të bëjë gjithçka brenda juridiksionit të saj për ta mbajtur Izraelin përgjegjës përpara Gjykatës Penale Ndërkombëtare për “shkeljet e të drejtave të njeriut dhe krimet e luftës”, duke shtuar se “Netanyahu nuk është më dikush me të cilin mund të bisedojmë. Ne e kemi fshirë atë”.

Rexhep Tajip Erdogan akuzoi Bashkimin Evropian se nuk ka mbajtur një qëndrim të drejtë në luftën Izrael-Hamas në Gaza, si rezultat i së cilës “besimi në Evropë është tronditur thellë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit