Lufta në Lindjen e Mesme vazhdon. Hamasi denoncon bombat izraelite pranë spitalit Al-Shifa: “Një autokolonë ambulancash goditi dhe shkatkoi 15 viktima”.
Për ushtrinë izraelite, “ishte një qelizë e Hamasit”. Shefi i OKB-së Guterres reagoi duke deklaruar “Tmerr nga sulmi ndaj ambulancave”.
Njëzet të vdekur nga bombardimi i një shkolle në veri të Gazës. Lideri i Hezbollahut, Hasan Nasrallah foli drejtpërdrejt në TV me popullin libanez dhe mysliman duke deklaruar se viktimat e Gazës janë “të gjithë dëshmorë”.
Përgjigja e Netanyahut ishte e menjëhershme. “Përshkallëzimi do t’ju kushtojë shtrenjtë”. Kryeministri izraelit më pas përsëriti refuzimin për një armëpushim humanitar të kërkuar edhe nga SHBA.