Një i moshuar i ka ngritur pritën për ta vrarë jashtë shtëpisë ish-bashkëshorten e tij në Heraklion, Greqi. 84-vjeçar sipas mediave greke ishte fshehur jashtë shtëpisë së 61-vjeçares dhe e priste të armatosur me një pistoletë.
Sapo gruaja u shfaq me djalin e saj 35-vjeçar, ai doli para tyre dhe i drejtoi pistoletën. Por 35-vjeçari u hodh mbi të atin në përpjekje për të shpëtuar nënën e tij dhe ka arritur ta çarmatosë. Sipas mediave çifti kishte pasur mosmarrëveshje personale dhe financiare.