-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Shkëlzen Kastratit, burg pa afat për Elmir Tufën

Kryesoret

Kokë e mbuluar dhe me pranga në duar është futur paraditen e sotme në gjykatën e Fierit, Elmir Tufa, një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Shkëlzen Kastratit në 1 shkurt të vitit 2021 në rreth-rrotullimin e Sheqit të Madh ne Fier.

Elmir Tufa u arrestua këtë të enjte dhe sot u la ne burg pa afat. Për këtë ngjarje është arrestuar Albert Zaja ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë arrest me burg, ndërsa në kërkim janë edhe Elson Xheçuka dhe Silvio alias Roland Cara.

Të katër personat, sipas prokurorisë kanë pasur detyra të ndara në këtë atentat ku dy i janë afruar me makinën tip “Range-Rover” objektivit, njëri prej tyre ka qëlluar.

Dy të tjerë kanë qëndruar në dalje të Fierit me një makinë tjetër në pritje të atyre që kryen atentatin ndaj Kastratit për t’i arratisur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit