Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme pasi në pjesën më të madhe të ditëve pritet mot me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare.
Por nuk do të mungojnë edhe reshjet e shitu të cilat për ditën e mërkurë pritet të jenë me intensitet të lartë.
Në këtë mënyrë për ditën e hënë dhe ditën e martë moti parashikohet kryesisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare.
Për ditën e hënë orët e para të 24-orëshit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra më pas për pjesën më të madhe të ditës reshje shiu të dobëta në relievet e larta malore.
Për ditën e martë reshjet do të jenë prezente të herëpashershme me intenistet të ulët në zonën e veriperëndimit.
Dita e mërkurë do të jetë më vranësira mesatare e të dendura duke nisur fillimisht nga veriperëndimi për tu shtrirë në të gjithë territorin.
Reshjet e shiut me intensitet mesatar dhe të lartë do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim të vendit më pas në pjesën më të madhe të territorit.
Për ditën e enjte moti pritet me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Java mbyllet me ditën e Premte ndërsa pritet përsëri një përkeqësim i kushteve atmosferike. Moti parashikohet me vranësira deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell.
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në zonën e qendrës dhe jug reshjet në mënyrë të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.