Deputetët e PD-së që arritën që të futen brenda Kryesisë së Kuvendit kanë bllokuar derën duke mos lejuar socialistët që të futen brenda komisionit të Veprimtarisë Prodhuese për të realizuar mbledhjen e planifikuar për projektbuxhetin e vitit 2024. Në pamje shikohen deputetët demokratë që janë vendosur duke bllokuar derën.
“Na plotësoni kërkesat, ngritjen e komisioneve hetimore dhe ne rikthimi në normalitet. Solidarizoheni me ne. Ne kërkojmë vetëm të drejtën tonë” dëgjohen demokratët teksa bisedojnë me socialistët.