-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy të vdekur brenda pak minutave, një në punë, tjetri në rrugë

Kryesoret

Një person ka vdekur në një aksident në fshatin Sekiraqë të Podujevës. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një biçiklist dhe një automjet në lëvizje (kamion). Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe ka vdekur”, ka thënë ajo.

Një tjetër person ka vdekur në vendin e punës në afërsi të liqenit të Radoniqit në Gjakovë. Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, konfirmoi se rasti ka ndodhur sot, rreth orës 11:20.

Sot rreth orës 11:20 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës madhore, pas një çrregullimi fizik të ndodhur në afërsi të liqenit të Radoniçit, ishte dërguar në gjendje të rënduar shëndetësore në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ku edhe ka vdekur, sipas personelit mjekësor viktima ka pësuar infarkt” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit