-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emigrantët, Rama për median italiane: Gjithçka sipas kritereve të BE

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama me të mbërritur në Shqipëri pas firmosjes së marrëveshjeve homologen Meloni, ka dhënë në intervistë për gazetarin italian, Bruno Vespa.

Për emisionin “Cinque minuti”, Rama ka pohuar se administrimi i kampeve të refugjatëve do të bëhet i gjithi nga shteti italian, duke theksuar se gjithçka është bërë sipas kritereve të mirëpërcaktuara të Bashkimit Europian.

I pyetur se gjasat që në Shëngjin të mbërrijnë edhe shtetas nga vendet myslimane, lidhur dhe me kontekstin e ngjarjeve në Lindjen e Mesme, kryeministri tha se “se jemi pjesë e një Europe të vlerave”

Pjesë nga intervista e Ramës:

Rama: Bëhet fjalë për një qendër pritjeje dhe për një post ku do të procedohet me të gjitha verifikimet, me të gjitha regjistrimet. Çdo gjë është bërë sipas kritereve të mirëpërcaktuara të Bashkimit Europian.

….thonë që ka mundësi që nga vendet myslimane të mbërrijnë terroristë apo persona që janë kundër hebrenjve. Si e mendoni ju këtë?

Rama: Po më bëni një pyetje me një peshë të jashtëzakonshme për një çështje, e cila për fat të keq po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar dhe që është pikërisht çështja se si të jemi Europa e vlerave dhe e të drejtave që janë shumë të shtrenjta për ne dhe në të njëjtën kohë t’ia dalim të shquajmë midis atyre që vërtet largohen nga rreziku i vdekjes dhe atyre që përfitojnë apo që bien pre e trafikantëve e madje edhe rrjeteve që furnizojnë këtë lloj trafiku…

Rama: Nëse sot, Shqipëria është destinacion për Italinë e nëse sot shqiptarët në Itali, por edhe në Shqipëri kanë një të ardhme, kjo vjen edhe në pjesë të madhe nga fakti që kur ne ishim refugjatë, kur ne largoheshim nga ferri, Italia na priti krahapur dhe na dha atë çfarë është gjëja më e çmuar për një qënie njerëzore, të ardhmen….

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit