Luan Koliçi 53-vjeç ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00. Ai u gjet i pajetë në rrugë. Fillimisht, sipas policisë u dyshua se humbi jetën aksidentalisht, si pasojë e rrëzimit në rrugë duke qenë në gjendje të dehur.
Por, nga hetimet ka rezultuar se është përplasur nga një 28-vjeçar me një makinë tip “Benz”. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Laç-Milot”.
Sot policia e ka arrestuar autorin e dyshuar që është E. S. 28 vjeç, banues në Kurbin. Ai akuzohet se e përplasi Koliçin dhe u largua nga vendi i aksidentit.
Si pasojë e përplasjes, 53-vjeçari humbi jetën në vendngjarje.