-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Incident në lidhje me hixhabin, 3 të arrestuar

Kryesoret

Tre persona janë arrestuar pas një përleshjeje në stacionin e metrosë në Teheran që ndodhi për shkak të ligjit për veshjen e obligueshme të hixhabit në Iran. Kjo ngjarje është një sinjal për mospajtimet e thella në mesin e iranianëve lidhur me këtë rregull.

Policia në stacionin e metrosë raportoi se incidenti ka ndodhur më 5 nëntor kur një grua, e ngarkuar për të këshilluar qytetarët për rregullat e hixhabit, dyshohet se u sulmua pasi bisedoi me një pasagjer lidhur me vendosjen e shamisë së kokës.

Shefi i policisë, Abbas Karami Rad, konfirmoi se tre personat që dyshohet se janë përfshirë në incident janë arrestuar dhe janë transferuar në stacionin policor Shahre Rej, në veri të Teheranit.

Hixhabi është i detyrueshëm për gratë dhe vajzat mbi moshën 9-vjeçare që nga viti 1981, dy vjet pas Revolucionit Islamik në Iran. Ky vendim kishte nxitur protesta që menjëherë ishin shtypur nga autoritetet e reja. Shumë gra përgjatë viteve nuk kanë respektuar rregullin për hixhabin.

Mospajtimi me këtë rregull u shndërrua në një zemërim në mbarë vendin pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini në Teheran vitin e kaluar, pasi ajo vdiq në paraburgim për shkak të shkeljes së rregullit për hixhabin.

Vdekja e saj nxiti protestat “Grua, jetë, liri” në mbarë vendin. Po ashtu, përveç protestave, ka pasur edhe fushata kundër ligjit, edhe pse shumica e iniciatorëve janë arrestuar apo janë detyruar të largohen nga shteti për shkak të sigurisë së tyre.

Zemërimi ndaj autoriteteve është i lartë pasi 17-vjeçarja Armita Garavand vdiq muajin e kaluar pasi u konfrontua nga “policia e moralit” në po të njëjtin sistem të metrosë në Teheran./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit