-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Izraeli: Gazën e rrethuam! Irani ulet me liderin e Hamasit, SHBA: Po negociojmë!

Kryesoret

Lufta në Lindjen e Mesme vazhdon. Ushtria izraelite njofton se ka rrethuar qytetin e Gazës. “Rripi tani është i ndarë në dy pjesë: në veri dhe në jug”. Mediat vendase thonë se kalimi i Rafahut, ndërmjet Gazës dhe Egjiptit, mbetet i mbyllur për të huajt, ndërsa është i hapur për hyrjen e ndihmave humanitare ndërkombëtare.

Ndërkohë, numri i të vdekurve palestinezë rritet në 9,770. Në Iran, lideri suprem i vendit Ali Khamenei u takua me kreun e byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh. Ai tha se Teherani “mbështet rezistencën palestineze kundër sionistëve”.

Ndërsa Papa foli me presidentin iranian Raisi në telefon. SHBA njoftoi se po zhvillohen bisedime për ndalimin e luftës dhe lirimin e pengjeve. Agjencitë e OKB-së bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit