Anulohet mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë dhe i Jashtmi, ndërsa i Ligjeve rinis online në 12:30. Deputetët e Partisë Demokratike bojkotuan këtë të hënë komisionet parlamentare. Kryetarja e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Zheni Gjergji, e deklaroi mbledhjen të mbyllur vetëm 3 minuta pasi nisi. Ajo u shpreh se deputetët e opozitës ndihen të keqtrajtuar, të intimiduar dhe të keqtrajtuar për shkakun e vetëm se kërkojnë formimin e komisionin hetimoreve parlamentare.
Tritan Shehu u shpreh se situata është e pazakontë pasi deputetët ndodhen në kushtet e një shtetrrethimi të parlamentit. “Është hipokrizi të jemi sot këtu në këtë sallë të diskutojmë buxhetin në kushtet e një shtetrrethimi të parlamenti. Është një situatë e pazakontë. Është një situatë që kërkon ndërgjegjësimin tonë si deputetë”, tha deputeti Tritan Shehu.