Skuadra e Juventusit arriti të rrëmbente një fitore minimale 0-1 në transfertën aspak të lehtë të Firences, sfida e vlefshme për javën e 11 të Serisë A Italiane, e luajtur të dielën mbrëma.
Një përballje e cila njeh një rivalitet mjaftë të lartë midis dy klubeve, dhe gjithçka e vendosur nga një gol i Fabio Mirettit, me 20-vjecarin i cili arriti të shënonte golin deçiziv në minutën e 10 të sfidës, pas një kundërsulmi mjaft të shpejt të bardhezinjve
Pas disavantazhit të pësuar vendasit e Fiorentinës dominuan ndeshjen, si në kontroll të topit ashtu dhe në rastet e krijuara për gol, por një Juventus i vendosur mjaft mirë ne mbrojtje dhe pritjet deçizive të portierit polak Szczesny, i mohuan golin ekipit vendas, duke mbajtur rezultatin përfundimtar 0-1 për te besuarit e Allegrit.
Një fitore e cila do të thotë shumë për zonjën e vjetër, pasi regjistroi fitoren e katërt radhazi në kampionat duke u vendosur e vetme në ndjekje të Interit.
Zikaltërit e Inzaghit mbajnë kreun e renditjes me 31 pik në 11 ndeshje të luajtura duke mos njohur rival deri më tani, por me një diferencë prej vetëm 2 pikësh nga Juventus, i cili gjithashtu marshon me një hap të sigurt.
Allegri dhe të tijët fitojë dhe më shumë epërsi ndaj rivalëve të tjerë për një vend në top katërshe, duke përfituar dhe nga gabimet në ndeshjet e fundit të Milanit diferenca e dy ekipeve tashmë në renditje shkon në 4 pikë, një hendek i cili duket në rritje.