-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Firmos Rama, Meloni: Emigrantët do të zbarkojnë në Shëngjin

Kryesoret

Shqipëria do të presë refugjatët që zbarkojnë dhe kërkojnë azil në Itali. Kryeministri Edi Rama arriti pasditen e sotme në Romë për të firmosur marrëveshjen. Shefja e qeverisë italiane, Meloni deklaroi se qendra për emigrantët në Shqipëri do të ngrihet në Shëngjin. Do të ketë juridiksion italian dhe do të mbulohet financiarisht nga Roma zyrtare. Në këtë qendër do të vijnë të gjithë personat që kërkojnë azil në Itali. Në Shqipëri do të qëndrojnë deri sa autoritetet italiane të japin përgjigje për kërkesat për azil. Nisja e emigrantëve nga Italia drejt Shqipërisë do të bëhet nga pranvera e ardhshme.

Lufta kundër trafikut të paligjshëm. Jo vetëm pritja e refugjatëve dhe Shqipëria do të japë mbështetjen e saj për të përdorur disa zona të vendit dhe Italia mund të operojë sipas edhe një pjesës ekonomike me financat e Italisë, për të bërë këtë lloj seleksionimi dhe refugjatët ata që kërkojnë azil do të mbeten në këto territore mes atyre që kanë të drejtë ose jo do të seleksionohen. Si numër popullsie, kemi 3 mijë persona, sipas një regjimi të caktuar.

Flasim sipas flukseve dhe ky fluks në muaj mund të arrijë deri në 36 mijë, më pak ose më shumë. Kjo marrëveshje nuk përfshin të miturit, gratë shtatzëna dhe grupet vurrnerable. Juridiksioni i këtyre qendrave do të jetë italian, në portin e Shëngjinit do të zbarkojnë dhe seleksionohen. Do të ketë një qendër pritje dhe scrrening. Pastaj do të ketë një strukturë tjetër që është në vazhdimësi të kësaj. Pjesa shqiptare do të merret me kontrollin. Do të jetë operative pranverën e ardhshme” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit