-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndërtimi, a po afrohet flluska? Pritet ulje

Kryesoret

Pas bumit të ndërtimeve të dy viteve të fundit, sektori duket se po përjeton një fazë qetësimi. Në anketën e fundit të besimit të bizneseve të Bankës së Shqipërisë, sektori i ndërtimit nuk është optimist për të dytin muaj radhazi.

Sipas Bankës, treguesi i besimit në ndërtim (TBN) ra me 1.9 pikë përqindjeje në muajin tetor, ndonëse qëndron rreth 15 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë.

Rënia këtë muaj u përcaktua si nga vlerësimet më pak optimiste për aktivitetin aktual ndërtues ashtu edhe për nivelin e porosive aktuale. Pritjet për punësimin janë në rritje dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rënie.

Indeksi i besimit në ndërtim iu kthye në territor negativ në shtator (-9.26), pasi kishte qëndruar pozitiv pothuajse përgjatë gjithë vitit dhe në tetor treguesi u përkeqësua dhe më tej në -11.2, duke treguar se pjesa më e madhe e ndërtuesve janë pesimistë për porositë në të ardhmen. Ky është niveli më negativ që nga tetori i vitit 2022 (lexo ketu shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit