-sidi education-spot_img
20.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kujtim Cakrani: Nuk do të jem më avokati i Ilir Metës

Kryesoret

Kujtim Cakrani ka njoftuar se nuk do të jetë më avokat i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Përmes një deklarate publike, Studio Ligjore “Cakrani” bën me dije se kishte marrë përsipër mbrojtjen ligjore të Metës më 24 maj 2025, duke theksuar se bashkëpunimi ishte zhvilluar me profesionalizëm dhe angazhim të plotë në mbrojtje të të drejtave të klientit.

Megjithatë, më 29 qershor 2026, studio njoftoi se marrëdhënia klient–avokat ka përfunduar. Sipas deklaratës, shkëputja e bashkëpunimit ka ardhur si pasojë e humbjes së mirëbesimit reciprok dhe mungesës së bashkëpunimit të nevojshëm mes klientit dhe mbrojtësit ligjor, situatë që, sipas avokatit, u evidentua veçanërisht pas seancës së fundit gjyqësore të çështjes në themel.

“Vendimi pasqyron thjesht mungesën e kushteve objektive të domosdoshme për vazhdimin e një mbrojtjeje ligjore efektive”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e plotë e studios ligjore:

Me datë 24 maj 2025, Studio Ligjore “Cakrani” nëpërmjet avokatit Kujtim Cakrani, mori përsipër përfaqësimin ligjor të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Metaj, në procedimin penal të zhvilluar para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO/SPAK). Bashkëpunimi është kryer me ndershmëri profesionale dhe me angazhim të plotë në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave ligjore të klientit.

Sot, më datë 29 Qershor 2026, Studio Ligjore “Cakrani” njofton publikun se marrëdhënia klient–avokat me z. Ilir Metaj ka ardhur në fund. Shkëputja e kësaj marrëdhënieje vjen si pasojë e humbjes së mirëbesimit reciprok dhe mungesës së bashkëpunimit të nevojshëm ndërmjet klientit dhe mbrojtësit ligjor, gjendje kjo e evidentuar sidomos pas seancës së fundit gjyqësore të çështjes në themel.

Theksojmë se kjo shkëputje bëhet plotësisht brenda normave të etikës dhe deontologjisë profesionale të avokatit, në zbatim të Kodit të Etikës së Dhomës së Avokatisë dhe legjislacionit në fuqi. Nuk ka asnjë konflikt interesi, akuza reciproke apo qëndrim polemik nga asnjëra palë. Vendimi pasqyron thjesht dhe vetëm mungesën e kushteve objektive të domosdoshme për vazhdimin e një mbrojtjeje ligjore efektive.

Studio Ligjore “Cakrani” i uron z. Metaj gjetjen e përfaqësimit ligjor të duhur dhe respekton të drejtën e tij kushtetuese dhe konvencionale për gjykim të drejtë. Gjatë gjithë periudhës së bashkëpunimit, avokati Kujtim Cakrani ka vepruar me integritet profesional të plotë dhe do të ruajnë, si e kërkon ligji, konfidencialitetin e informacioneve të fituara gjatë ushtrimit të mandatit.

Kjo deklaratë lëshohet me qëllim ekskluziv të transparencës ndaj opinionit publik dhe medias, për të evituar çdo keqkuptim apo interpretim të gabuar të rrethanave që çuan në përfundimin e marrëdhënies profesionale”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit