-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekspertët: Marrëveshja për strehimin e azilkërkuesve në Shqipëri tendence shqetësuese

Kryesoret

Ekspertë dhe aktivistë për çështjet e migracionit thonë se një marrëveshje mes Italisë dhe Shqipërisë për strehimin e mijëra emigrantëve në shtetin ballkanik, ndërsa shqyrtohen kërkesat e tyre për azil, reflekton një tendence shqetësuese të vendeve të Bashkimit Evropian që kërkojnë të gjejnë një zgjidhje përtej kufijve të bllokut.

Ende nuk dihen detaje të sakta të marrëveshjes së njoftuar të hënën gjatë vizitës së kryemistrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Romë. Ekspertët thonë se kjo ngjason me manovrën e Danimarkës për strehimin e emigrantëve në Afrikë që më vonë u pezullua. Bashkimi Evropian ka kërkuar detaje të marrëveshjes.

Komisioni Evropian, i cili mbikëqyr zbatimin e ligjeve të Bashkimit Evropian, sugjeroi se marrëveshja mund të rezultojë problematike nëse Italia i dërgon emigrantët e gjetur në ujërat territoriale të BE-së në një vend jo anëtar të BE-së. Sidoqoftë, KE la një mundësi të hapur për zbatimin e marrëveshjes për emigrantët e kapur në ujërat ndërkombëtare.

“Për një anije brenda territorit, duhet të zbatohen rekomandimet e procedurës së azilit”, tha për gazetarët në Bruksel zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper.

Kjo nënkupton se kushdo që kapet në ujërat që i përkasin një vendi anëtar të BE-së do të ketë të drejtën të kërkojë azil atje, dhe jo të transferohet në një vend të tretë.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vend i cili synon të anëtarësohet në BE, thanë se kanë rënë dakord që të strehojnë përkohësisht në Shqipëri mijëra emigrantë që kërkojnë azil në Itali.

Në bazë të marrëveshjes, nëse Italia refuzon kërkesat për azil, Shqipëria më pas do t’i dëbojë emigrantët. Fëmijët dhe gratë shtatzëna do të përjashtohen nga marrëveshja./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit