-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

MLS merkato në Barcelonë, një tjetër lojtar drejt Amerikës

Kryesoret

Robert Lewandowski mund të jetë emri i madh i radhës që do të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas asaj që raportojnë mediat amerikane, Lewandowski, tashmë 35 vjeç, është një objektiv për disa ekipe në MLS, kjo përpara se të filloj sezoni 2024, i cili starton në fillim të vitit të ardhshëm.

Ekipet e interesuara për bomberin polak nuk janë bërë të ditura.

Në një intervistë me ekipin mediatik të MLS në fillim të këtij viti, bashkëlojtari ndërkombëtar i Lewandowskit, Karol Swiderski, i cili luan për Charlotte FC, tha se veterani e ka pyetur atë për jetën në Shtetet e Bashkuara .

“Po, ai më pyet ndonjëherë,” tha Swiderski

Nëse Lewandowski do të shkonte në MLS, ai do të ndiqte gjurmët e legjendës së Barçës, Lionel Messi dhe ish-bashkëlojtarëve të Blaugranas, Sergio Busquets dhe Jordi Alba , të cilët i janë bashkuar të gjithë Inter Miami-t në 2023.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit