Talenti katalans Lamine Yamal pas dështimit në Champions League tanimë me padurim po pret të nis Botërori i 2026 duke iu bashkuar kombëtares së tij në Spanjë, duke thënë se Kupa e Botës është gjëja më e madhe që egziton në futboll.
“Momenti më në fund ka ardhur. Mendoj se që kur mbaroi Europiani, të gjithë kemi menduar për këtë ditë që po vjen dhe jemi vërtet të emocionuar. Po vijmë ashtu siç jemi, kampionë evropianë dhe do të japim gjithçka.
Po, i mbaj mend rrethanat e dëmtimit. Lutesha brenda meje që të mos ishte asgjë, që të ishte thjesht një ngërç ose diçka tjetër, sepse e parashikoja Kampionatin Botëror që po vinte dhe e dija që ishte një dëmtim në kofshë të pasme, nuk e kisha pasur kurrë më parë, por e dija që nuk ishte një zgjidhje e shpejtë. Kështu që kisha frikë se ishte serioze dhe, mbi të gjitha, se edhe nëse nuk ishte serioze, mund të kisha një rikthim të sëmundjes dhe të humbisja Kampionatin Botëror”, tha Yamal.
Teksa në një moment ai u pyet nëse e kishte imagjinuar ndonjëherë të ngrinte Kupën e Botës: “Një mijë herë, në dhomën time ose kur fitonim një ndeshje në qendrën stërvitore të lagjes sime, sepse besoj se Kupa e Botës është gjëja më e madhe që ekziston në futboll”.
Ndërkohë Spanja do të dalë për her të parë në Kupën e Botës më 15 qershor kundër Kepit të Gjelbër, në Grupin H ku do të përballet gjithashtu me Arabinë Saudite dhe Uruguain, në një rrugë që do t’i lejojë lehtësisht të avancojë në raundin tjetër.









